Nëse mendoni se nuk ju duhet një sigurim i plotë Kasko, Albsig ju ofron mundësinë e sigurimit më ekonomik. Objekti i sigurimit Minikasko është sigurimi i vetë mjetit motorrik në lëvizje dhe nën drejtimin e të siguruarit/përdoruesit i përcaktuar si i tillë në kontratën e sigurimit/policën e sigurimit, nga thyerja e xhamave të mjetit ose fenerëve (stopave) që pëson nga përplasja e tij në rrugë me një mjet tjetër motorrik i identifikuar, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ngjarje kjo e vërtetuar me raportin e policisë, foto të mjeteve të përfshira në vendngjarje si dhe me skicën përkatëse të vendit të ngjarjes. Specialistët e Departamentit te Vlerësimit të Dëmeve do të bëjnë të mundur vlerësimin e dëmit te automjetit dhe ju do të dëmshpërbleheni menjëherë pa patur nevojë të prisni për dëmshpërblimin e kompanisë përgjegjëse.
Nëse ju nuk jeni shkaktar i aksidentit, mos pranoni fajësinë dhe polica e sigurimit do të vazhdojë të jetë e vlefshme duke ju mbrojtur nga aksidente të tjera që mund të ndodhin.