Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, ndryshimet e motit, etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave askush nuk është i sigurt. Nga ana tjetër, dëmet kushtojnë mjaft shtrenjtë nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre, prandaj, me pajisjen me sigurimin KASKO, mund ta siguroni automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar .
Nëse keni lidhur kontratë mbi sigurimin KASKO, Albsig ju garanton kompensimin e dëmit material të shkaktuar në automjetin tuaj në rastin e aksidentit në trafik edhe atëherë kur jeni ju që e keni shkaktuar aksidentin.
Albsig, përmes policës së sigurimit të mjetit motorik KASKO, ofron mbulimet në sigurim lidhur me humbjen ose dëmtimin e plotë ose të pjesshëm të mjetit motorik si rezultat i rreziqeve të ndryshme duke garantuar dëmshpërblim në kohë rekord dhe riparim në servise të specializuara.
Me pajisjen e automjetit tuaj me GPS, do të keni mundësi që ta vëzhgoni në mënyrë të imtësishme automjetin tuaj.